Shqipëria e nis me barazim aventurën në Ligën e Kombeve, ndalet në Islandë (VIDEO)
Shqipëria e nis me një barazim 1-1 ndaj Islandës edicionin e tretë të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë e drejtuar nga Reja do ta nisnin më mirë pjesën e parë, por një gabim ne fillimin e pjesës së dytë do të ndikonte jo pak.
Sfida u zhbllokua në minutën e 25-të, teksa pas një aksioni shumë të mirë të Abrashit nga krahu i djathtë, Taulant Seferi është në kohën dhe në vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë.
Islanda përpiqet të reagojë por goli do të vinte në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 48-të, Thorsteinsson përfiton në mënyrën më të mirë duke mposhtur portierin Berisha. Më pas ndeshja është e qetë me pak shanse shënimi. Reja aktivizoi edhe Vrionin e Balajn, por asgjë nuk ndryshoi në rezultatin e duelit.
ISLANDË-SHQIPËRI 1-1
1’ Starton ndeshja
7’ Shqipëria bën presing ne zonën e islandezëve duke ekzekutuar disa goditje nga këndi radhazi
14’ Aksion i rrezikshëm për Islandën, që del mjaft mirë me Sigurdsson, por mbrojtja jonë tregohet e kujdesshme për të larguar topin
17’ Taulant Seferi shfaqet i rrezikshëm me një goditje me të majtën brenda zonës, por që në fund devijohet nga mbrojtësit vendas
19’ Etrit Berisha shpëton portën nga një gol i sigurt pas një goditje të Sigurdsson brenda zonës.
30’ GOOOL Pas një aksioni shumë të mirë të Abrashit nga krahu i djathtë, Taulant Seferi është në kohën dhe në vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë.
49’ GOL Islanda gjen menjëherë golin e barazimit në fillimin e pjesës së dytë. Thorsteinsson përfiton në mënyrën më të mirë duke mposhtur portierin Berisha.
73’ Shqipëria kryen 3 zëvendësime. Dalin nga fusha Cekici, Cikalleshi dhe Seferi, ndërkohë që aktivizohen Asllani, Balaj dhe Vrioni
FORMACIONET
ISLANDA: Runarson, Sampsted, Gretarson, H. Magnuson, Olafson, Helgason, Bjarnason, Johaneson, Sigurdson, Gudjonsen, Torsteinson.
Trajner: A Vidarson
SHQIPËRIA: Berisha, Balliu, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Gjasula, Abrashi, Çekiçi, Seferi, Çikalleshi.
Trajner: E. Reja
KOHA JONË SONDAZH

