Shqipëria e Sylvinhos jep sinjale pozitive, por pëson humbje në miqësoren ndaj Suedisë

Shqipëria pëson një tjetër humbje në miqësore, këtë herë 1-0 ndaj Suedisë, por duke luajtur shumë më mirë dhe treguar sinjale pozitive. Trajneri Sylvinho ndryshoi skemën duke aktivizuar Brojën në majën e sulmit, të mbështetur nga Bajrami dhe Asani.

Ndeshja nisi më mirë për kuqezinjtë tanë, teksa në minutën e 12-të, Broja dhuron spektakël me një driblim spektakolar dhe më pas kërkoi penallti në zonë, e cila nuk iu akordua nga arbitri. Broja u bë protagonist dhe në minutën e 23-të duke gjetur golin pas një pasimi nga Mitaj, por për fatin e keq ishte në pozicion jashtë loje. Pak sekonda më pas Laçi dha idenë e një goli pas një aksioni shumë të bukur personal.

Në fillimin e pjesës së dytë ishte Asani që ju afrua golit me një goditje me të majtën që shkoi ngjitur me shtyllën. Në momentin tonë më të mirë, do të përfitonte Suedia duke kaluar në avantazh.

Në minutën e 62-të, Kulusevski dhuron një krosim magjik për Gustaf Nilsson, i cili me kokë arrin që të mposht portierin Strakosha. Kuqezinjtë provuan të reagonin me mundësi shënimi me Asanin, por fati mbrëmjen e sotme nuk ishte me ne. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

https://www.supersport.al/wp-content/uploads/2024/03/suedi-1.mp4?_=1

 

SHKARKO APP