Shqipëria e U-21 fiton sërish ndaj Kosovës, vendos një gol i Çokaj (VIDEO)

Shqipëria ka fituar sërish ndaj Kosovën në duelin e vlefshme për kategorinë e 21-vjeçarëve. Nën drejtimin e Xhemal Mustedanagic, kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 0-1 në Prishtinë duke regjistruar fitoren e 3-të radhazi në grup dhe të favorizuar edhe nga humbja 3-2 që pësoi Austria U-21 ndaj Turqisë U-21, tashmë kanë shpresa për vendin e dytë.

Në “Fadil Vokrri” u zhvillua një ndeshje shumë emocionuese dhe u vendos nga një gol i Enis Çokajt. Mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit i shërbyer nga Ernest Muçi realizoi me kokë në minutën e 35-të.

Në pjesën e dytë Kosova iu afrua në disa raste barazimit madje goditi edhe traversën me Mustafën por pa mundur të gjejë golin e barazimit. Me këtë sukses Shqipëria u ngjit në kuotën e 14 pikëve, një më pak se Austria e vendit të dytë, ndërkohë që Kosova zbriti në vendin e 5-të me vetëm 9 pikë.

SHKARKO APP