Shqipëria fitore historike në Serbi, “perla” e Rey Manajt na afron me Botërorin 2026. Festë në Shqipëri dhe Kosovë

Albania's Rey Manaj celebrates after scoring his side's opening goal during the World Cup Group K qualifying soccer match between Serbia and Albania, at the Dubocica Stadium in Leskovac, Serbia, Saturday, Oct. 11, 2025. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Mbrëmje që nuk harrohet kurrë për futbollin shqiptar!

Kombëtarja kuqezi ka arritur një fitore historike në transfertë, duke mposhtur Serbinë 1–0 në stadiumin “Duboçica” të Leskovcit, në një ndeshje të tensionuar dhe me shumë emocione, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Heroi i mbrëmjes ishte Rey Manaj, i cili në minutën e fundit të pjesë së parë shënoi golin e vetëm të ndeshjes, pas një aksioni të gjatë në zonën e serbëve. Pas një topi të devijuar nga Ajeti, Manaj goditi fluturimthi duke dërguar topin në rrjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Festimi me shqiponjën dykrenare i sulmuesit shkaktoi reagime në tribuna dhe i solli atij kartonin e verdhë, por emocionet në kampin kuqezi ishin të papërshkrueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pjesën e dytë, Shqipëria administroi me kujdes avantazhin, ndërsa Strakosha ishte i sigurt në çdo ndërhyrje, duke ndalur disa tentativa të rrezikshme nga Vlahovic dhe Samardzic.

Trajneri Silvinjo menaxhoi me zgjuarsi ndeshjen, duke kryer disa zëvendësime: Hoxha, Daku dhe Bajrami u futën në lojë për të freskuar skuadrën dhe ruajtur ekuilibrin deri në fund.

Shqipëria ka marrë fitoren me të madhe në krejt historinë e futbollit shqiptar, edhe pse mundi Serbinë në shtëpinë e tyre! Festa ka pushtuar sheshet e qyteteve shqiptare si dhe në krejt Kosovën.

Shënoi golin historik në Serbi, Rey Manaj: Një nga ditët më të bukura të jetës time

Rama poston foton më të bukur: Fitore me gol, fitore me zemër kuqezi

”Shqiponjat fluturojnë lart”, Presidentja Osmani: Urime djemve kuqezi për shpirtin luftarak

”Gëzim dhe krenari në çdo zemër shqiptare”, Presidenti Begaj: Fitorja e flamurit kuqezi

Kryeministri Kurti: E mundën Serbinë, shqiptarët fitojnë

VIDEO/ GOLI nga Manaj, tifozët kuqezi shpërthejnë në festë

SERBI-SHQIPËRI 0-1

1’ Starton ndeshja në Leskovac

2’ Shqipëria e nis me ritëm të mirë. Hysaj pason për Brojën, i cili hedh topin në zonë, por largohet mbrojtja kundërshtare.

12’- Tentativa e parë nga Shqipëria. Krosim i Hysajt nga e djathta, provon Manaj me kokë, por topi shkon jashtë.

17’ Në stadium dëgjohen thirrjet: “Kosova është Serbi.” Vendasit pritet të marrin një tjetër dënim nga Uefa

26’ Vlahovic tenton me një goditje të rrezikshme në hyrje të zonës, por portieri Strakosha është i vëmendshëm.

30’Një krosim i Kostic, shkon te Vlahovic, i cili gjuan menjëherë, por shkon ngjitur me shtyllën. Nuk e arrin dot ta devijojë as Mitrovic.

36′- Shpëton me fat Shqipëria. Një krosim i Kostic, shkon te Vlahovic, i cili gjuan menjëherë, por shkon ngjitur me shtyllën. Nuk e arrin dot ta devijojë as Mitrovic.

40’ Pas një këmbëngulje të gjatë të Brojës, aksioni vijon me një goditje të Asllanit, por tentativa shkon shumë jashtë portës

45+1′ GOOOL Manaj

Një krosim nga e djathta nuk arrihet nga Ajeti dhe topi shkon te Manaj. Sulmuesi me një gjuajtje fluturimthi, ia del ta dërgojë topin në fundin e rrjetës.

45′– Starton pjesa e dytë

47’ Armando Broja del mjaft mirë në krahun e djathtë, por goditja në fund është e fortë, por e gabuar.

52’ Aksion i rrezikshëm nga Serbia. Mitrovic godet me kokë në zonë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit

62’ Vlahovic driblon mjaft mirë në hyrje të zonës, por për fatin tonë të mirë goditja e tij shkon jashtë portës

73’ Asllani provon me një goditje nga distanca, por është e lehtë dhe ndalet nga portieri Petrovic.

Atmosfera nga stadiumi pak para fillimit të duelit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?