Shqipëria humbet miqësoren ndaj Ukrainës në Valencia
Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 1-0 nga Ukrainë në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Valencia.
Trajneri Sylvinho e nisi sfidën me dy ndryshime nga ndeshja ndaj Polonisë, duke aktivizuar Armando Broja në vend të Bajramit dhe debutimin e Bujar Pllana në mbrojtje. Pjesa e parë foli më shumë për ukrainasit, që dominuan lojën dhe madje shënuan me Roman Yaremchuk, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Shqipëria reagoi në minutën e 25-të, ku Broja u ndal nga portieri Dmytro Riznyk pas asistit të Pllanës. Fraksioni i parë u mbyll pa gola.
Në nisje të pjesës së dytë, Ukraina kaloi në avantazh me Oleksiy Hutsuliak, që shënoi me kokë në minutën e 46-të. Kuqezinjtë tentuan reagimin, me Qazim Laçi që iu afrua golit, ndërsa një penallti e pretenduar ndaj Myrto Uzuni u injorua. Në fund, Ukraina mbajti avantazhin, duke siguruar fitoren minimale.
KOHA JONË SONDAZH

