Shqipëria i falet një penalltie të Çekiçit ndaj Andorrës, Anglia i shënon 10 gola San Marinos (VIDEO)

Shqipëria e ka mbyllur me një fitore minimale 1-0 ndaj Andorrës fushatën kualifikuese të Kupë së Botës, Katar 2022. Kuqezinjtë me shumë mungesa vuajtën shumë në 45 minutat e para. Rasti më i pastër ishte i Odise Roshit që do të ndalej nga shtylla.

Uzuni kishte një mundësi fantastike me kokë, por do të ndalej nga mbrojtësi i miqve.  Kombëtarja arriti më në fund të zhbllokojë sfidën ndaj Andorrës. Në minutën e 73-të, Myrto Uzuni fitoi një penallti, që do të kthehej në gol nga Endri Çekiçi. Mesfushori goditi mjaft saktë nga pika e bardhë.

Kombëtarja jonë e mbyll në vendin e tretë me 18 pikë, 1 më shumë se Hungaria, që ndërkohë mori një fitore 2-1 suprizuese ndaj Polonisë. Në grupin tonë Anglia i shënoi plotë 10 gola San Marinos, 4 prej tyre u shënuan nga Harry Kane. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP