Shqipëria kryen stërvitjen e fundit në stadiumin e Bares, Reja fjalim para lojtarëve
Shqipëria do të sfidojë Spanjën nesër në mbrëmje në orën 19:45, me misionin për të treguar një lojë të mirë dhe pse jo për të marrë dhe një rezultat pozitiv.
Kuqezinjtë zhvilluan edhe stërvitjen e fundit në Barcelonë, në stadiumin RCDE pikërisht në fushën ku do të sfidojnë kombëtaren iberike. Para se të niste seanca stërvitore, trajneri Edy Reja ka mbajtur edhe një fjalim para grupit të futbollistëve.
Numri i tifozëve shqiptarë nuk pritet të jetë i lartë, por shqiptarët që jetojnë në Spanjë me shumë mundësi do të zgjedhin që të ndjekin nga afër lojtarët kuqezi.