Shqipëria luan bukur dhe fiton me një “perlë” të Brojës ndaj Hungarisë (VIDEO)
Kombëtarja luan bukur, fiton dhe i jep fund “makthit” përballë një Hungarie që nuk kishte fituar asnjëherë. Kuqezinjtë arritën të merrnin një triumf të merituar 1-0 në “Elbasan Arena” kundër hungarëzeve.
Reja i buzëqeshi zgjedhjeve të tij, teksa Uzuni dhe Nedim Bajrami ishin ndër më të mirët në fushë. Futbollisti i Empolit krijoi një mundësi mjaft të mirë nga distanca në pjesën e parë. Kumbulla konfirmoi momentin aspak të mirë, duke humbur një rast me portën thuajse të boshatisur.
Etrit Berisha neutralizoi dy kërcënimet e vetme të hungarëve që vuajtën shumë presionin e kuqezinjve. Në fraksionin e dytë pavarësisht zëvendësimeve, Qzim Laçi justifikoi më së miri besimin e trajnerit duke shërbyer një asist për Çekiçin, por dhe duke qenë protagonist në disa raste të tjera.
Kur dukej se ndeshja do të shkonte drejt barazimit. Del në skenë bomberi Armando Broja, i cili lëshon një silurë të vërtetë në hyrjet të zonës 3 minuta nga fundi i ndeshjes. Topi shkoi në cepin e portës, atje ku këtë herë nuk kishte asnjë që ta ndalte.
SHQIPËRI-HUNGARI 1-0
1’ Nis dueli në Elbasan
4’ Kuqezinjtë japin sinjalin e parë me Trashin që kroson mjaft mirë nga e majta, por Balaj nuk arrin ta godasë topin me kokë
13’ Ismajli ka një mundësi shumë të mirë me kokë nga goditja e këndit, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit
15’ Uzuni shmanget mjaft mirë në hyrje të zonës dhe lëshon një të djathtë të fortë, por që shkon ngjitur me shtyllën
26’ Balaj humbet një mundësi shumë të mirë përballë Gulasci, por portieri i miqve e arrin para tij topin madje duke pësuar dhe një faull nga shkodrani
29’ Nedim Bajrami dhuron spektakël me një veprim shumë të bukur dhe më pas tenton me një goditje që për fatin e keq përfundoi jashtë kuadratit
33′ Kumbulla humbet një rast të pastër. Bën më të vështirën shumë pranë vijës fatale, duke e dërguar topin jashtë kuadratit!
45’ Etrit Berisha bën një pritje fantastike pas një goditje të numrit 10 të Hungarisë, duke e ndalur mjaft mirë, duke evituar një moment të komplikuar
50’ Aksion perfekt i Kombëtares sonë. Bekim Balaj humbet një rast të artë përballë portierit, duke e dërguar topin në rrjetën e jashtme të portës
62′ Zëvendësim te Kombëtarja, largohet Bajrami, vendin e tij e merr Laçi
68′ Tjetër zëvendësim i detyruar, largohet nga fusha Abrashi, vendin e tij e merr Çekiçi
72’ Çekiçi vendoset përballë portierit pas një pasimi nga Laçi, por nuk arrin që të mposht portierin e Hungarisë
GOOOL 87’ Armando Broja dhuron spektakël. Sulmuesi që në prekjen e parë, arrin që ta dërgojë topin në rrjetë me një goditje shumë të bukur në cepin e portës
Formacionet
SHQIPËRIA: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Balaj. Trajner: Edi Reja
HUNGARIA: Gulashi, Botka, Orban, Lang, A.Szalai, Fiola, Nagi, Gazdag, Kleinheisler, Sallai, Szobozlai. Trajner: Marko Rosi