Shqipëria-Luksemburg 0:2

Kombëtarja shqiptare ka fituar mbrëmjen e së martës ndaj Luksemburgut me rezultatin 2­0. Ndeshja u zhvillua në kuadër të miqësoreve të muajit mars si fazë përgatitore për finalet e Europianit që do të nisin në qershor. Kjo fitore vjen pas humbjes ndaj Austrisë me rezultatin 2­1.

Gianni De Biasi e ka bërë zëvendësimin e parë në ndeshjen ndaj Luksemburgut. Ergys Kaçe është futur në lojë për Shqipërinë ndaj Luksemburgut. Mesfushori i PAOK-ut e zëvendësoi Burim Kukelin në fillim të pjesës së dytë.
63’ Shqipëria ka kaluar në avantazh përballë Luksemburgut. Ka qenë Armando Sadiku ai që ka shënuar me kokë, pas një krosi të dhënë nga Kaçe.

Shqipëria kishte disa minuta që luante shumë mirë përballë kundërshtarit më të dobët se vetja. Sadiku kishte pak sekonda që ishte futur në lojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa e parë

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesë e parë në Luksemburg-Shqipëri është mbyllur pa gola por ka pasur një ritëm të lartë loje nga skuadra jonë.

Me nje formacion totalisht ndryshe nga ai i ndaj Austrisë djemtë kuq e zi kanë qenë gjatë gjithë kohën në sulm dhe duke tentuar portën e Luksemburgut me gjutje nga jashët zone ku kanë rënë ën sy me gjutjet e tyre Gashi dhe Cikalleshi.

Sfida ka nisur me dy supriza të mëdha me formacion. Lorik cana nuk është që nga minuta e parë në formacion dhe vlonjati i Peskarës Ledian Memushaj mban shiritin e kapitetin në këtë ndeshje të portës. për herë të parë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?