Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë, Broja mban fjalim para shokëve
Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot stërvitjen zyrtare para ndeshjes së nesërme ndaj Anglisë në “Air Albania”. Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij patën të gjithë ekipin në dispozicion dhe provuan disa skema taktike dhe goditje standarde.
Për t’u përmendur dhe një fjalim që u mbajt nga Broja para shokëve, duke u kërkuar falje për sjelljen pas sfidës ndaj Andorrës.
Atmosfera në ekip është shumë pozitive pas kualifikimit në play-off të Botërorit 2026 dhe motivimi vijon të jetë i lartë edhe për ndeshjen e fundit të kualifikueseve.
Kombëtarja shqiptare do të përballet nesër me Anglinë, në orën 18:00, stadiumi “Air Albania”.

KOHA JONË SONDAZH

