Shqipëria me fat në shortin për eliminatoret e “Euro 2024”, grup i mirë dhe për Kosovën
Shqipëria është me fat në eliminatoret e “Euro 2024”. Shorti i hedhur në Gjermani ka rezultuar mjaft i mirë për kuqezinjtë tanë, që do të luajnë në një grup me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë. Shanset për Shqipërinë janë për kualifikim edhe njëherë në Europian.
Kosova do të jetë në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.
Goglat ishin të pamëshirshme për Anglinë dhe Italinë që u përplasen me njëra-tjetrën, në një grup ku është edhe Ukraina, por ndodhet gjithashtu në këtë grup edhe Maqedonia e veriut e cila ka sfiduar Gjermaninë. Kurse Franca dhe Holanda do përballen në Grupin B, aty ku pjesë janë edhe Greqia dhe Irlanda.