Shqipëria mëson rivalët në shortin e Kupës së Kombeve, ndiqeni live (VIDEO)

UEFA do të zbulojë sot rivalët e Shqipërisë dhe Kosovës në formatin më të ri në futbollin ndërkombëtar, Liga e Kombeve. Në orën 12:00, në Lozanë të Zvicrës do të hidhet shorti i turneut më të ri të UEFA-s. Evenimenti që do të nisë në shtator të vitit 2018 parashikon që 55 vendet anëtare të Konfederatës Europiane të ndahen në katër liga: A, B, C dhe D.

Pas vendit të tretë në kualifikueset e Botërorit 2018, Shqipëria është vendosur në Ligën C në bazë të renditjes së UEFA-s. Kuqezinjtë janë në vazon e dytë, së bashku me Greqinë, Serbinë dhe Norvegjinë. Kundërshtarët e mundshëm të Kombëtares sonë janë Hungaria, Rumania, Skocia dhe Sllovenia në vazon e parë; Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria dhe Finlanda në vazon e tretë dhe Qipro, Estonia dhe Lituania në vazon e katërt.

Skuadrat do të ndahen në tre grupe me nga 4 ekipe, si dhe një grup me 3 ekipe. Katër fitueset e secilit grup do të ngjiten në Ligën B, ndërsa katër ekipet e vendeve të fundit, do të zbresin një ligë më poshtë, tek ajo e fundit, Liga D.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?