Shqipëria miqësore me Slloveninë në Itali më 30 mars
Shqipëria do të luajë një miqësore ndaj Sllovenisë në një periudhë kur janë programuar të zhvillohen ndeshjet play off të Nationas League.
Duke qenë se Shqipëria është eliminuar nga ky kompeticion, qeveria e futbollit shqiptare ka vendosur ta shfrytëzojë këtë datë të lirë për një test miqësor, i cili do të luhet në qytetin e Udines në Itali.
“Skuadra kombëtare e futbollit, e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Slloveninë, në datën 30 mars 2020.
Federata e Futbollit ka dakordësuar së bashku me homologët e Sllovenisë, që sfida të zhvillohet në fushë neutrale. Kjo miqësore do të zhvillohet në Itali, pikërisht në stadiumin e Udineses, “Dacia Arena”, ora 20:45.
Detajet e biletave dhe pikave të shitjes për të gjithë sportdashësit kuqezi, do të komunikohen në ditët në vijim”, shkruan FSHF.