Shqipëria mund me lehtësi Kazakistanin, mban gjallë shpresat për vendin e parë (VIDEO)

Shqipëria është ende në garë për vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C. Skuadra që drejtohet Reja fitoi me lehtësi 3-1 ndaj Kazakistanit në “Air Albania Stadium”, në një duel që do të dhuronte shumë emocione, por edhe gola. Kuqezinjtë zhvilluan një lojë shumë të mirë në 45 minutat e para. Pas disa aksioneve shumë të mira, rasti i parë i vërtet u shënua në minutën e 9-të, me Manaj, i cili provoi me kokë pas një krosimi të Hysajt nga krahu i djathtë. Goli nuk do të vononte, pasi në të 16-ën, Solok Cikalleshi është në vendin e duhur për të shfrytëzuar asistin e vlonjatet Memushaj. Kombëtarja jonë luan me një ritëm shumë të lart, teksa 7 minuta më pas arrin që të gjejë një tjetër gol. Mbrojtësi Ismajli shfrytëzoi më së miri një përgjumje të kazakëve për ta dërguar në rrjetë.

Në momentin që futbollistët tanë po festonin golin e dytë, miqtë përfitojnë nga një dalje shumë e gabuar e Etrit Berishës. Abat Aymbetov lëshoi një goditje nga mesi i fushës duke e dërguar në rrjetën e portierit që luan te SPAL në Itali. Një gol i rrallë që për fatin tonë të keq mund të cilësohet dhe më i bukuri i Ligës së Kombeve.  Kombëtarja vuan disi në minutat në vijim nga ky gol, por më pas krijoi dy mundësi të pastra shënimi me Uzunin dhe Hysajn që nuk i shfrytëzuan në mënyrën më të mirë. Gjithsesi pavarësisht përpjekjeve të shumta të dyja skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes në shifrat 2-1.

Në fillimin e fraksionit të dytë, Kallaku shërben një pasim të bukur në zonë për Memushajn, por portieri i miqve Pokatilov e neutralizoi në dy kohë topin. Pak minuta më pas futbollistit vlonjat ju mohua një penallti e pastë, pasi u pengua brenda zonës nga një prej lojtarëve kazak. Goli i tretë nuk do të vononte shumë, teksa në minutën e 62-të, Abrashi pas një këmbëngulje ë gjatë arrin që të fitojë një penallti. Nga pika e bardhë, Rey Manaj nuk gabon duke e dërguar topin në rrjetë. Sulmuesi lushnjar gëzon një formë fantastike, teksa disa minuta më pas arrin të driblojë disa mbrojtës kundërshtarë, por më pas tregohet egoist duke goditur vetë.

Futja e Gjasulës i jep më shumë siguri në mesfushë kuqezinjve, ndërkohë që në krahun Reja hodhi në fushë edhe Albi Dokën, duke freskuar disi lojën e krahëve. Tri minuta nga fundi i kohës së rregullt, Hysaj provoi të shënonte me të majtën nga një pozicion i prirët, por Pkatilov e ndali me këmbë. Shqipëria me këtë fitore ngjitet në kuotën e 8 pikëve, dy më pak se Bjellorusia, që do të jetë edhe rivali në sfidën e fundit që do të luhet të mërkurën. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP