Shqipëria mundi Serbinë në shtëpinë e saj, “shpërthen” festa në Tiranë

Kombëtarja shqiptare ka shkruar histori në futbollin europian, duke mposhtur Serbinë 1–0 në Leskovac, në një sfidë dramatike të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Ndërkohë, në Tiranë ka shpërthyer festa! Qindra tifozë janë mbledhur në sheshin “Italia”, pranë “Arenës Kombëtare”, ku ndeshja u ndoq live në një atmosferë elektrizuese.

Daulle, flamuj dhe brohoritje “Shqipëria, Shqipëria!” kanë pushtuar kryeqytetin, ndërsa tifozët kanë festuar gjatë gjithë mbrëmjes këtë triumf historik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky sukses vjen si një nga fitoret më domethënëse të Kombëtares shqiptare në transfertë, duke forcuar pozitën e saj në grup dhe duke dhënë një sinjal të qartë se Shqipëria është gati për Botërorin 2026.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?