Shqipëria nesër mëson rivalët në Ligën e Kombeve, ja si do të funksionojë shorti

UEFA do të zbulojë nesër rivalët e Shqipërisë dhe Kosovës në formatin më të ri në futbollin ndërkombëtar, Liga e Kombeve. Në orën 12:00, në Lozanë të Zvicrës do të hidhet shorti i turneut më të ri të UEFA-s.

Evenimenti që do të nisë në shtator të vitit 2018 parashikon që 55 vendet anëtare të Konfederatës Europiane të ndahen në katër liga: A, B, C dhe D. Pas vendit të tretë në kualifikueset e Botërorit 2018, Shqipëria është vendosur në Ligën C në bazë të renditjes së UEFA-s. Kuqezinjtë janë në vazon e dytë, së bashku me Greqinë, Serbinë dhe Norvegjinë. Kundërshtarët e mundshëm të Kombëtares sonë janë Hungaria, Rumania, Skocia dhe Sllovenia në vazon e parë; Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria dhe Finlanda në vazon e tretë dhe Qipro, Estonia dhe Lituania në vazon e katërt.

Bombs of the C League, third division of the UEFA Nations League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bazë të koeficientit të ulët, Kosova e sheh veten në Ligën D, aty ku në total luajnë 16 përfaqësuese, të cilat do të ndahen në 4 grupe me nga katër skuadra. Në Ligën A ku kryesojnë Gjermania, Franca, Belgjika dhe Portugalia, por edhe në Ligën B, ku koeficientin më të madh e kanë Holanda e Rusia, pozicionohen skuadrat më të mira kontinentale, që mbajnë edhe pozicionet e larta në renditjen e UEFA-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bombs of the D League, fourth division of the UEFA Nations League.

Në përfundim të ndeshjeve të grupeve, të cilat do të luhen në 6 ditë ndeshjesh në periudhën shtator-nëntor 2018, fituesit e çdo grupi të ligave B, C dhe D do të ngjiten në ligën përkatëse më lart për sezonin e ri të Ligës së Kombeve. Ndërkohë ekipet e renditura në vendet e fundit të çdo grupi të ligave A, B dhe C do të rrëzohen në ligën përkatëse më poshtë për sezonin e ri të Ligës së Kombeve. Renditja e ekipeve në Ligën e Kombeve do të përcaktojë edhe vazot e ekipeve në shortin e kualifikueseve të Kampionatit Europian.

Bombs of the League A, first division of the UEFA Nations League.

Katër fitueset e secili turne, që do të zhvillohet me sistemin e ndeshjeve vajtje-ardhje do të kualifikohen në “Final Four”, ndërsa ekipi fitues do të shpallet kampion. Liga e Kombeve është e rëndësishme edhe për Kampionatin Europian, sepse në bazë të rezultateve do të përcaktohen edhe katër skuadra që do të kualifikohen në finalet e këtij turneu. Liga e Kombeve është projekti më ambiciozë të UEFA-s dhe që shihet si një revolucion në projektin e përfaqësueseve europiane. Synimi është që të rriten reputacioni dhe interesi për ndeshjet ndërkombëtare, duke zëvendësuar miqësoret tradicionale me një turne të mirëfilltë.

Bombs of the B League, second division of the UEFA Nations League.

 

 

 

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?