Shqipëria parakalon në Olimpiadë, Gega dhe Calja mbajnë flamurin kuqezi

Në Tokio ka nisur parakalimi i shteteve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Shqipëria ka parakaluar e 12-ta, pasi dalja e shteteve është bërë në bazë të alfabetit japonez. Flamuri kuqezi në këtë ceremoni është mbajtur nga atletja Luiza Gega dhe peshëngritësi Briken Calja.

Shqipëria përfaqësohet në këtë Olimpiadë me 9 sportistë, që do të garojnë në qitje, peshëngritje, atletikë, not, gjimnastikë dhe xhudo.

Të gjithë sportistët, trajnerët e tyre dhe stafi administrative ka parakaluar në pistën e stadiumit olimpik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?