Shqipëria përballet me Ukrainën, dalin në shitje biletat

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore mes Ukrainës dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet më 31 mars, në orën 20:45, në stadiumin “Estadi Ciutat de València”, në Valencia.

Ndeshja e të martës vjen pas disfatës në Varshavë përballë Polenisë, që i hoqi Shqipërisë shansin për të shkuar në finalen e Play Off-it, për t’u kualifikuar në Botëror.

“Çdo tifoz mund të blejë deri në katër bileta për këtë takim. Emri dhe mbiemri i vendosur gjatë procesit të blerjes duhet të përputhen me dokumentin e identifikimit. Në rast se gjatë kontrollit të sigurisë konstatohet mospërputhje e të dhënave, hyrja në stadium mund të refuzohet. Biletat nuk mund të ndërrohen dhe nuk rimbursohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka kufizime moshe për tifozët dhe çdo person që ndjek ndeshjen duhet të pajiset me biletë, përfshirë edhe fëmijët. Çmimi i biletës është i njëjtë”, thuhet në njoftimin e FSHF.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?