Shqipëria sfidon Çekinë/ Sylvinho përzgjedh formacionin, Asllani ia del

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme në Prag ndeshjen e tetë në Nations League. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho dhe homologu Hasek kanë zgjedhur titullarët, ku nuk do të ketë shumë surpriza.

Në portë është Strakosha, sakaq prapavija formohet nga Hysaj, Ismajli, Kumbulla e Mitaj. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laçi e Ramadani. Daku, do ketë mbështetjen e Bajramit dhe Asanit në sulm.

Shqipëria renditet në vendin e dytë me 3 pikë të grumbulluara, ndërsa Çekia është në pozitën e 3-të. Arbitër i takimit është francezi Bastien.

FORMACIONET ZYRTARE

ÇEKIA: Kovar; Vitik, Holes, Boril; Coufal, Soucek, Cerv, Provod; Cerny, Chory, Sulc

SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Asani, Bajrami, Daku.

Fetai në tribunë – Në listën e trajnerit Sylvinho për këtë ndeshje janë 24 lojtarë, pavarësisht ndryshimeve që u bënë vazhdimisht në listë për shkak të mungesave e dëmtimeve. Meqë protokolli i ndeshjes ka vetëm 23 futbollistë, me 11 lojtarë në fushë e 12 në pankinë, atëherë Silvinjo është detyruar përsëri të çojë një futbollist në tribunë.

Këtë radhë, në rolin e spektatorit do të jetë mesfushori Feta Fetai, i ftuar së fundmi në grumbullimin e kuqezinjve. Mesfushori 19-vjeçar është një nga emrat e rinj që solli Sylvinho në listë, por që këtë herë do të detyrohet ta shohë nga tribuna.

Shqipëria luan me Republikën Çeke ndërsa në anën tjetër Gjeorgjia kryesuese luan me Ukrainën. Secila skuadër  ka mundësi të luftojë për vendin e parë në grup pasi diferenca është vetëm tre pikë.

SHKARKO APP