Shqipëria sfidon Islandën, zbulohet formacioni zyrtar i kuqezinjve
Shqipëria nis sonte edicionin e tretë të Nations League në transfertën ndaj Islandës,. Trajneri Edi Reja ka zgjedhur formacionin titullar të sfidës së sotme. Skema mbetet e njëjtë, 3-5-2.
Në portë do të jetë kapiteni Etrit Berisha dhe para tij treshja e konsoliduar e mbrojtjes Ismajli-Kumbulla-Gjimshiti. Në krahët e mesfushës do të luajnë Hysaj nga e majta dhe Ivan Balliu në të djathtë, me këtë të fundit që ka rritur ndjeshëm nivelin në sezonin e sapo-mbyllur dhe ka fituar një vend në formacion.
Në qendër të mesfushës konfirmohet Gjasula, që do të mbështetet nga Abrashi i rikthyer nga dëmtimi dhe Endri Çekiçi, ndërsa Kristjan Asllani do ta nisë nga stoli. Në sulm, në krah të Cikalleshit, do të jetë bomberi i Superiores, Taulant Seferi.

KOHA JONË SONDAZH

