Shqipëria thyen ”mallkimin”, kuqezinjtë mposhtin Letoninë. Ndeshja e radhës në Beograd
Sonte në ”Air Albania” u thye ”mallkimi”, pasi Shqipëria arriti një fitore tepër të rëndësishme në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke mundur 1-0 Letoninë, në një “finale” për kuqezinjtë. Pas gjashtë përballjesh që kishin prodhuar vetëm barazime, Shqipëria arrin të thyejë tabunë ndaj Letonisë, duke marrë fitoren e parë historike ndaj tyre.
Sfida u dominua nga Kombëtarja jonë, me golin që erdhi vetëm në minutën e 25’, pas një realizimi perfekt të Asllanit nga pika e bardhë e penalltisë. Kuqezinjtë iu afruan disa herë golit të dytë me Bajramin, Manajn e Gjimshitin, por pa gjetur siç duhet kuadratin. Fitorja e sotme kundër Letonisë ishte e para e Shqipërisë kundër këtij ekipi, në shtatë takime të zhvilluara.
Shqipëria ngjitet në vendin e dytë të Grupit K, kjo edhe falë fitores 0-5 të Anglisë ndaj Serbisë, me kuqezinjtë që i mbyllin ndeshjet e shtatorit në zonën “Play Off”. Ndeshja e radhës për tanët është më 11 tetor kundër Serbisë në Beograd, një finale e vërtetë kjo që do vendos për vendin e dytë në grup. Dueli pritet të jetë më shumë se një ndeshje në fushë, për vetë marrëdhëniet mes dy popujve.
Ndeshja tjetër në Beograd me Serbinë, ja kur do t’i luajë Shqipëria takimet e mbetura kualifikuese
Ekipi kuqezi ka grumbulluar 8 pikë, duke u renditur aktualisht në vendin e dytë, një pozicion që mban të hapura shpresat për kualifikim. Në horizont mbeten edhe tre finale për kuqezinjtë, të cilat do të përcaktojnë fatin e Kombëtares.
Sfida e radhës pritet më 11 tetor, në një transfertë shumë të ndjeshme ndaj Serbisë, që pritet të jetë një përballje me shumë tension dhe peshë në renditje. Më pas, më 13 nëntor, Shqipëria do të udhëtojë drejt Andorrës, ku do të kërkojë me patjetër një tjetër fitore për të mbajtur gjallë objektivin.
Faza e grupeve do të mbyllet më 16 nëntor, në “Arenën Kombëtare”, ku kuqezinjtë do të presin Anglinë, lideren e grupit dhe favoritin kryesorë për kualifikim direkt. Me shumë mundësi, anglezët do të kenë siguruar vendin e parë, çka mund të ndryshojë dinamikën e ndeshjes së fundit për Shqipërinë.





Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në ”Air Albania”
Kombëtarja shqiptare e futbollit vuan një dënim për thirrjet raciste të tifozëve në ndeshjen kundër Serbisë. Këtë të martë 20 përqind e stadiumit është e boshatisur, ndërsa si të mos mjaftonte kjo edhe Tifozat Kuq e Zi e kanë bojkotuar këtë sfidë pas përplasjeve me FSHF-në pasi Shqipëria do bashkorganizoj Euro 2027 për U-21 me Serbinë.
KOHA JONË SONDAZH


