Shqipëria U-19 e nis me humbje, mundet me “poker” nga Franca

Shqipëria U-19 i ka nisur me një humbje kualifikueset e Europianit, duke u mundur 4-0 nga Franca në stadiumin “Arena Egnatia”. Skuadra e Armando Cungut u detyrua që të dorëzohej përballë forcës së “gjelave”.

Kuqezinjtë e nisën mirë sfidën duke shënuar me Asan Mata-n, por goli do të anulohej për shkak se kishte dalë topi jashtë në momentin e pasimit të fundit. Loja më pas do të fliste e gjitha për Francën, që do të gjente golin e avantazhit me Virginius, ndërkohë që Albine do të realizonte dy gola të tjerë në minutën e 35-të dhe 40-të.

Në pjesën e dytë kuqezinjtë e vegjël u përpoqën të reagonin, por nuk ja arritën dot. Në minutën e 64-t, francezët shënojnë golin e katërt me Tchaouna. Sulmuesi përfitoi nga një gabim në mbrojtje dhe shënoi me penallti. Ndeshja e ardhshme do të jetë ndaj Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?