Shqipëria U-19 nis sot aventurën për Euro 2022, sfidon Francën
Ekipi kombëtar U-19 nën udhëheqjen e trajnerit Armando Cungu do të nisë fushatën eliminatore për Europianin e vitit 2022. Në stadiumin e Egnatias, në orën 14:00, kuqezinjtë do të vihen përballë një testi të vështirë si Franca.
Kujtojmë se në grupin e Shqipërisë U-19 bën pjesë edhe Serbia me Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq, të gjitha takimet do të luhen në Shqipëri me Federatën shqiptare që është organizatore në këtë rast, ndërsa trajneri Cungu është shprehur se kuqezinjtë do të kërkojnë të marrin më të mirën në tre sfidat shtëpiake.

KOHA JONË SONDAZH

