Shqipëria U19 fiton ndaj Maqedonisë së Veriut, por nuk arrin të kualifikohet

Shqipëria U19 i mbyll me fitore kualifikueset për Euro 2023 duke mundur 3-1 Maqedoninë e Veriut U19. Ky sukses ndërkohë nuk i mjafton ekipit të Cungut për t’u kualifikuar në raundin pasardhës duke qenë se skuadra u rendit në vendin e tretë me katër pikë të grumbulluara, pas Francës kryesuese dhe Serbisë.

Kuqezinjtë e nisin mirë teksa në minutën e 19-të, Mata kalon Shqipërinë në avantazh falë ekzekutimit të saktë nga pika e bardhë. Kur u duk se pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 1-0, miqtë befasojnë duke realizuar golin e barazimit. Në fraksionin e dytë, kuqezinjtë realizuan dy gola të menjëhershëm me Pjeshkën dhe Bibon dhe më pas administruan mjaft mirë rezultatin.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?