Shqipëria vuan shumë në 45 minutat e para, por na ndihmon fati (VIDEO)

Shqipëria ka vuajtur në 45 minutat e para ndaj Skocisë, por ka arritur që ta mbajë ndeshjen në barazim pa gola. Në “Hampden Park” ndeshja nisi mes reshjeve të shiut, teksa vendasit e nisën duke ushtruar menjëherë presion. Sinjalin e parë e dha në minutën e 4-t, teksa McGregor provoi nga një goditje dënimi, e cila u prit mjaft mirë nga Strakosha. Portieri shqiptar u thirr në “apel” edhe në minuan e 10-të, sërish nga një goditje e lirë, por këtë herë rrezikoi duke kontrolluar topin në dy kohë.

Shqipëria ishte në vështirësi në minutat e para, teksa aksioni i parë i vërtet vjen vetëm në minutën e 14-t. Në minutën e 21-të ndërkohë Sabjen Lilaj tentoi për herë të parë në këtë ndeshje, por gjuajtja e tij shkoi shumë jashtë kuadratit. 3 minuta më pas Skocia ju afrua shumë golit me Naismith, i cili gjeti shtyllën vetëm pak metra larg kuadratit të portës së Strakoshës, i cili në atë moment ishte i mposhtur, por fati ishte më të dhe ekipin e Panuccit.

Loja në minutat në vijim është më e qetë, teksa vendasit ulin ritmin e lojës. Në minutën e 41-të Skocia gjeti rrugën e rrjetës, por Naismith ishte në pozicion të parregullt. Në krahun tjetër lojtari më i rrezikshëm i formacionit tonë, Ledian Memushaj provoi me një goditje në hyrje të zonës, e cila shkoi jashtë portës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?