Shqipëria zhgënjen ndaj Gjeorgjisë, mbyllet pa gola testi miqësor
Shqipëria nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola në miqësoren e luajtur në “Air Albania” ndaj Gjeorgjisë. Djemtë e dejtuar nga Edy Reja krejt ndryshe nga testi ndaj Spanjës, zhvilluan një lojë të dobët veçanërisht në 45 minutat e para. Asnjë rast i pastër në këtë fraksion, teksa asnjë nuk merrte iniciativën për të krijuar. Armando Broja u shërbye shumë pak nga shokët e tij.
Në pjesën e dytë, Reja hedhë menjëherë në fushë Cikalleshin duke lënë në stol Brojën. Kjo do të ishte një lëvizje e zgjuar, pasi bomberi kavajas u shfaq menjëherë rrezikshëm duke ju afruar shumë golit.
Edhe Odise Roshi kishte një tjetër ritëm në krahun e majtë, duke qenë disa herë i rrezikshëm me inkursionet e tij të shpejt. Vrioni gjithashtu ju afrua shumë golit sapo hyri në fushë, ndërkohë që në mesfushë Asllani përveç faktit se ishte i palodhur goditi shumë rrezikshëm në dy raste.
Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte, teksa kjo miqësore duket se do të lërë shumë të pakënaqur trajnerin Reja, që duhet të gjejë skema të tjera për të marrë më të mirën nga këta talente. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

