Shqipërisë i shtohen 2 kuota në Lojërat Olimpike Botërore! Do të përfaqësohet me 4 sportistë
Shqipëria falë Lara Colturit ka shtuar pjesëmarrjen me dy skiatore në Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Cortina të Milanos nga 6 deri më 22 shkurt 2026. Edhe pse në total janë 16 disiplina, 1 më shumë se Kinë 2022, Shqipëria do të përfaqësohet vetëm në skitë alpine.
Falë rritjes së rezultateve të Lara Colturit, në kategorinë e vajzave Shqipëria nuk do të përfaqësohet më me 1, por 3 skiatore. Përveç Colturit, e cila në kampionatin e fundit botëror u rendit mes 8 më të mirave të botës, në Cortina flamurin kuqezi do ta përfaqësojnë edhe skiatoret Semire Dauti dhe Lisa Brunga. Të dyja këto skiatore shihen si të perspektivës pasi Semire Dauti është vetëm 18 vjeç, ndërsa Lisa Brunga 17 vjeç.
Në total Shqipëria në Lojërat Olimpike dimërore do të përfaqësohet me 4 sportistë, teksa në kategorinë e meshkujve është vetëm Deni Xhepa. Gjithashtu skiator. 22-vjeçari është i ftuar për të qenë në Lojërat Olimpike, ndërsa sportistëve të Shqipërisë do t’u dorëzohet flamuri me një ceremoni zyrtare të organizuar në presidencë me 16 janar.
KOHA JONË SONDAZH


