“Shqiptar m***”, tifozët grek me thirrje raciste ndaj mbrojtësit me origjinë kuqezi dhe që luan me Greqinë (VIDEO)

Një tjetër shqiptar i cili ka zgjedhur të luajë për Greqinë, e sheh veten të përfundojë viktimë e thirrjeve raciste kundër tij në stadiumet greke. Lazaros Rota, mbrojtësi 24-vjeçar me origjinë shqiptare, prej disa vitesh ka zgjedhur të përfaqësojë Greqinë dhe ka luajtur me kombëtaren e madhe dy ndeshje deri tani.

Gjithsesi për tifozët grekë duket se është ende problem origjina e tij dhe dje në stadiumin ku për shumë vite ka qenë i shtëpisë një emër i njohur i përfaqësueses shqiptare si Andi Lila, nuk janë kursyer thirrjet raciste ndaj shqiptarit i cili luan me AEK të Athinës.

Fyerje pa fund e mes tyre edhe ato “shqiptar m…” kanë vërshuar nga tribunat në fund të sfidës, siç tregohet në këtë video”,  teksa Rota po largohej nga fusha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
www.passports.gr Χειρονομίες Ρότα

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?