Shqiptarët nisin të “pushtojnë” rrugët e Londrës, ja pamjet ekskluzive (VIDEO)
Aktualitet Sporti E Premte, 21 Mars 2025 15:39

Shqipëria luan sonte në mbrëmje duelin e parë të kualifikueseve të Kupës së Botës ndaj Anglisë. Në Mitikun “Wembley” pritet të jetë një numër i madh tifozësh shqiptar.
Në rrugët e Londrës, ka filluar të ndihet atmosfera nga tifozët kuqezi, teksa shumë prej tyre kanë veshur fanella dhe flamuj shqiptarë.
Korrespodenti i “Koha Jonë” në Londër, sjell pamje ekskluzive nga atmosfera pak orë nga fillimi i duelit.