Shqiptarët pritet të “pushtojnë” Wembley-in, shiten të gjitha biletat

Dueli mes Anglisë dhe Shqipërisë do të luhet në praninë e 90 mijë tifozëve. Federata angleze njoftoi shitjen e të gjithë biletave në Wembley, duke bërë që sfida e fundit kualifikuese e “Tre Luanëve” në shtëpi të luhet në një atmosferë fantastike.

Tifozët kuqezi pritet të jenë të shumtë në numër. Kombëtarja kërkon të marrë një rezultat historik në Londër, i cili do të mbante gjallë edhe shpresat për vendin e dytë në grup dhe mundësinë e një bilete për në fazën play-off të Botërorit 2022 në Katar.

Shqipëria nuk ka shënuar asnjë gol në fushën e Anglisë dhe janë mposhtur 5-0 në ndeshjen e fundit të luajtur në Wembley, në vitin 1989. Kuqezinjtë do të kërkojnë të ndryshojnë historinë, ashtu si ndodhi me Hungarinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?