Shqiptari Sokol Cikalleshi prezantohet te Tractor FC

34-vjeçari  Sokol Cikalleshi është prezantuar me shokët e rinj të skuadrës së Traktorit. Sulmuesi shqiptar ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me klubin nga Irani që luan në Ligën Profesioniste të Iranit. Klubi i uroi mirëseardhjen nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ai shprehu kënaqësinë që u bë pjesë e ekipit dhe është i paduruar për këtë eksperiencë të re. ”Nuk dua të ndalem te fjalët e zakonshme të një lojtari, por dua të them vetëm një gjë; kjo atmosferë dhe energji që unë gjeta këtu në ekip më bën të lumtur sepse kjo do të na çojë te rezultatet e mira”.

Ai kreu seancën e parë stërvitore me grupin, ndërsa është gati që të japë kontributin e tij te Traktori në elitën e futbollit iranian. Cikalleshi, i cili vendosi të tërhiqej nga kombëtarja para nisjes së Euro 2024, do të jetë i përqendruar në arritjen e sukseseve për skuadrën e tij të re.

SHKARKO APP