Shtohen “dhimbjet e kokës” për Dajën, Hajduku firmos me ish-lojtarin e Milanit

Ante Rebić, sulmuesi i njohur kroat, është zyrtarisht lojtari më i ri i Hajduk Split. I liruar së fundmi nga Lecce, Rebić ka nënshkruar kontratë me klubin kroat deri në verën e vitit 2026 dhe do t’i bashkohet menjëherë stërvitjes me ekipin e parë.

“Hajduk Split mirëpret një nga sulmuesit më të mirë kroatë të dekadës së fundit. I urojmë shumë fat, suksese, paraqitje të mira dhe një grumbull golash me fanellën e bardhë!”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Me këtë përforcim të rëndësishëm në repartin ofensiv, Hajduku përgatitet për përballjen në raundin e tretë të UEFA Conference League, ku do të jetë pikërisht rivali i radhës për Dinamo City, që sapo eliminoi Atletic Escaldes. Për skuadrën e Ilir Dajës pritet një sfidë e vështirë ndaj një kundërshtari me eksperiencë dhe emra të njohur si Rebić.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?