Shtohen telashet për Guardiolën, dy yjet e City-it dalin pozitiv me Covid-19

Manchester City nuk do të ketë në dispozicion për të paktën 10 ditë Gabriel Jesus dhe Kyle Walker. Dy futbollistë kanë dalë pozitiv me koronavirus dhe tashmë do të qëndrojnë në izolim.

Sulmuesi brazilian dhe sulmuesi anglez humbasin kështu kalendarin e ngjeshur që do të ketë Manchester City në këtë fund viti ku do të luajë çdo 2-3 ditë.

Në këtë mënyrë shtohen edhe më shumë problemet për skuadrën e Pep Guardiolës që duhet të rikuperojë terren në renditje ndaj Liverpoolit kryesues por duhet ta bëjë këtë pa dy elementë të rëndësishëm duke filluar që nga ndeshja e radhës ndaj Newcastle United.

SHKARKO APP