Shtohen telashet te Milani, mbrojtësi mbyll para kohe sezonin

Mbrojtësi i Milan, Alessandro Florenzi me shumë mundësi ka mbyllur para kohe sezonin. Lojtari i kombëtares italiane, u dëmtua në gju gjatë ndeshjes së mbrëmjes të së hënës ndaj Bolognas dhe si rezultat do duhet të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale.

“Alessandro Florenzi mori një dëmtim të rëndë në gjurin e tij të majtë mbrëmjen e kaluar. Nga ekzaminimet e kryera mëngjesin e sotëm u zbulua se lojtari ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale , e cila do të kryhet nesër”, shkruhet në deklaratën e kuqezinjve.

31-vjeçari luajti për 75 minuta në ndeshjen Milan-Bologna, teksa doli nga fusha i dëmtuar.

SHKARKO APP