Shtohen telashet tek Interi, presidenti Zhang duhet të paguajë 250 milionë euro
Interi nuk po kalon aspak një moment të mirë, teksa në harkun e dy ditëve humbi jo pak në merkato. Së fundmi telashet i janë shtuar presidentit të klubit.
Sipas raportimeve të gazetës së Hong Kongut “South China Morning Post”, presidenti “zikaltër”, Steven Zhang, ka humbur një çështje gjyqësore kundër disa kreditorëve dhe tani duhet t’ju paguajë atyre një shifër që shkon në 250 milionë euro (plus interesat dhe kostot).
Numri një i Interit do të paditet nga kreditorët në gushtë për të rikuperuar 250 milionë euro kredi dhe një detyrim që ai kishte garantuar ë vitin 2020.
KOHA JONË SONDAZH

