Shtohet lista e klubeve të mëdha që kërkojnë Bajramin, në garë edhe Milani

Nedim Bajrami është kthyer në një nga futbollistët më interesant këtë sezon në Seria A. Pas Juventusit, Romës dhe shumë klubeve të tjera në Serinë A, tashmë mesfushori i Shqipërisë ka përfunduar në “radarët” e Milanit.

Kuqezinjtë po shqyrtojnë mundësinë që të mbyllin sa më shpejt marrëveshjen me Empolin, për të mposhtur konkurrentët. Maldini e cilëson Bajramin si përforcim të nevojshëm për skemat e trajnerit Stefano Pioli, duke vlerësuar edhe rendimentin jo të kënaqshëm të Brahim Diaz këtë sezon.

Bajrami shënoi një gol spektakolar ndaj kuqezinjve, por që nuk i shërbeu ekipit të tij për të dalë me pikë nga ajo ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?