Shtutgart i shpëton rënies, Hamburg në “Play-off”
Hamburgu i shpëtoi rënies direkte në një kategori më poshtë, falë fitores me Shalke në ndeshjen e fundit të kampionatit gjerman. Por megjithatë skuadra e njohur gjermane do të luajë ndeshje “Play-Off” me vendin e tretë në Bundelisgën e dytë, që do të përcaktohet mes Karlsruhes e Kaiserslauten në ndeshjen e mbetur të kësaj kategorie. Shtutgarti, një tjetër emër i madh dhe që rrezikonte rënies ka shpëtuar falë fitores në ndeshjen e fundit me Paderborn, 2-1 në transfertë. Shtutgarti ia doli të përmbyste rezultatin me vendasit, që kaluan të parët në avantazh. Mesfushori i skuadrës sonë kombëtare, Alban Meha, nuk ishte pjesë e skuadrës së tij në këtë takim, ndërsa Paderborn rikthehet në një kategori më poshtë pas vetëm një sezoni. Skuadra e dytë që shoqëron Paderborn në Bundesligën e dytë është Frajburg, që humbi betejën e fundit me Hanoverin, 2-1, rival direkt për mbijetesë. Këlni i Mërgim Mavraj barazoi me Borusia Myshengladbah, 2-2, dhe nuk rrezikonte rënien ndërsa mbrojtësi kuqezi mbetet pjesë e elitës së futbollit gjerman edhe për sezonin tjetër. Më herët Bajern Mynih ishte shpallur kampion në Gjermanisë, ndërsa ishin përcaktuar edhe tre ekipet e tjera që do të luajnë sezonin tjetër në Champoions League.
Bundesliga
Java e 34-ët/Sot
Borusia D.-Verder Bremen 3-2
Borusia M.-Augsburg 1-3
Eintrakt F.-Bajer L. 2-1
Këlni-Volsburg 2-2
Hamburg-Shalke 2-0
Hanover-Frajburg 2-1
Hofenheim-Hertha 2-1
Paderborn-Shtutgart 1-2
Bajern M.-Mainz 2-0
Klasifikimi
Bajern M. 79
Volfsburg 69
Borussia M. 66
Bayer L. 61
Augsburg 49
Shalke 48
Borusia D. 46
Hofenheim 44
Eintrakt F. 43
Verder B. 43
Mainz 40
Këln 40
Hanover 37
Shtutgart 36
Hertha 35
Hamburg 35
Freiburg 34
Paderborn 31
KOHA JONË SONDAZH

