Shtyhet derbi Tirana-Partizani, luhet më 12 mars në “Qemal Stafa”

Derbi i kryeqytetit mes Tiranes dhe Partizanit, i parashikuar të luhej të premten në ora 19:00, do të zhvillohet një ditë tjetër. Ky ndryshim është bërë i detyrueshëm për shkak të mos gatishmërisë së stadiumit “Qemal Stafa” për të pritur të premten këtë  takim. Tapeti i ri i vendosur nuk është ende i gatshëm. Tirana ka kërkuar që ndeshja derbi të luhet vetëm në kryeqytet për të respektuar rëndësinë e këtij takimi në aspektin sportiv dhe njerëzor. Tirana ka kërkuar që ndeshja të luhet në datën 12 mars në stadiumin “Qemal Stafa” dhe kjo kërkesë është pranuar. Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë miratimin e nevojshëm dhe më pas edhe drejtuesit e Partizanit kanë pranuar këtë propozim për të bërë zyrtare axhendën e re të derbit. Tirana falënderon FSHF-në dhe klubin e Partizanit, për bashkëpunimin. Derbi i kryeqytetit do të luhet në stadiumin “Qemal Stafa”, me praninë e tifozëve dhe me entuziazmin e duhur që i shkon për shtat ndeshjes me të madhe në futbollin shqiptar. Orari i derbit të 12 marsit mbetet për t’u përcaktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?