Shtyhet ndeshja në Vlorë, Skënderbeu triumfon në Durrës, gafë e Kukësit në Fier

Takimi midis Flamurtarit dhe Laçit i programuar për t’u zhvilluar sot në orën 17:00 në stadiumin e qytetit të Vlorës është shtyrë prej reshjeve të shumta të shiut. Fusha  u cilësua si e papërshtatshme nga ana e delegatit të sfidës dhe gjyqtarit Enea Jorgji dhe pas disa minutave vlerësimi të terrenit, është dalë në konkluzionin se gjendja e tapetit të stadiumit të qytetit të Vlorës nuk ishte i përshtatshëm për të pritur këtë takim. Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë gjithë mesditës së sotme dhe që nuk kanë pushur për asnjë çast as në prag të takimit Flamurtari-Laçi e kanë rënduar së tepërmi fushën e gjelbër, ndërsa mendohet se kjo sfidë do të zhvillohet më 12 mars, edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e FSHF-së. Më herët ishte shtyrë edhe ndeshja derbi mes Tiranës e Partizanit. Sot janë luajtur tre takimet të Kategorisë Superiore, të vlefshme për javën e 24-ët që dhanë këto rezultate:  

 

Apolonia-Kukësi                2-2

Swiss Digital Desktop Reklama

Shënues: Fili 11’ , Uzuni 31’/ Lushtaku 83’, Pejiç 90’

Swiss Digital Mobile Reklama

Kukësi lë dy pikë të tjera në garë për titull, duke mos fituar dot në Fier përballë Apolonisë me shanse të pakta mbijetese, madje mundi të shmangte humbjen në 10 minutat e fundit, falë golave të Lushtakut e Pejiç. Kukësi e gjeti veten papritur në disavntazh 2-0 në pjesën e parë, kur për vendasit e drejtuar nga Artan Mërgjyshi shënuan dy gola të shpejtë. Në 11’, Fili merr një top në afërsi të zonës dhe pasi shmang bukur 2 mbrojtës, realizon duke kaluar Apoloninë në avantazh. Kukësi e sheh veten ne disavantazh dhe përpiqet të reagojë. Në minutën e  31’, Uzuni dyfishon shifrat. Talenti beratas realizon golin e dytë duke shokuar totalisht verilindorët që nuk reagojnë dot për asnjë moment. Me shifrat 2-0 u mbyllën edhe 45 minutat e para. Goli që rihap sfidën për Kukësin erdhi shumë vonë, saktësisht në  83’, me anë të Lushtakut. Kosovari merr një pasim perfekt nga Pejiç dhe realizon duke ngushtuar diferencat. Kur ndeshja po i drejtohej fundit, në minutën e 3-të shtesë, kuksianët gjejnë edhe golin e barazimin me anë të kroatit Pero Pejiç, pasi ky i fundit shfrytëzoi një krosi nga Shameti dhe realizon duke vulosur takimin në shifrat 2-2. Kukësi i jep shanse Skënderbeut, me këtë barazim, t;i afrohet vetëm 1 pikë larg.

Teuta-Skënderbeu 0-1 

Shënues: Shkëmbi 45’ (11-m)

Siç ishte paralajmëruar nga Skënderbeu ndeshja në Durrës do të ishte e vështirë, por fitorja përballë teutës vendase mbetej alternativë e vetme për titullin kampion. Rikthimi i kapitenit Bledi Shkëmbi, që ishte i s’kualifikuar dhe nuk luajti në barazimin e javës së kaluar, 1-1, me Kukësin, rezultoi vendimtar.  Në minutat shtesë të pjesës së parë, ndaj “djemve të detit” Shkëmbi harkon një top në zonë dhe Brahja prek topin me dorë. Arbitri nuk mendohet dy herë dhe sinjalizon për penallti, duke nxjerrë edhe Brahjen me karton të kuq. Shkëmbi shënon nga pika e bardhë, për të kaluar Skënderbeun në avantazh. Me shifrat 0-1 u mbyll edhe pjesa e parë dhe i gjithë takimi. Në fundin e ndeshjes korçarët humbasin disa mundësi të mira  me Progni dhe Stojkov për të vulosur takimin. Kjo fitore e ngjit Skënderbeun në vend të dytë por me shanse të mëdha që të mbrojë titullin e  katërt radhazi kampion.

 

Vllaznia-Elbasani               1-1

Shënues: Hajdari 39’/Jontsha 62’

Elbasani mori një pikë në Shkodër dhe matematikisht mbetet në garë me më tepër moral për të qëndruar në Kategorinë Superiore. Trajneri i Vllaznisë Baldo Ranieri refuzon të japë dorëheqjen por me këtë barazim ai ka paralajmëruar se mund të ndodhë një gjë e tillë. Goli i Hajdarit nuk mjaftoi për vendasit, pasi në pjesën e dytë, barazoi kamerunasi Jontsha për miqtë. –  “Qëndrojmë aty ku jemi, nuk është fundi i botës,” – tha pas barazimit trajneri italian.  – “Kur humbasim bëhet valixhja gati, në rast barazimi kam bërë valixhen e vogël gati, të tjerat ende jo. Ndërsa për ndeshjen, nuk arritëm të fitojmë, por barazuam. Nuk është fundi i botës, ne qëndrojmë atje ku jemi,” – shtoi trajneri i Vllaznisë Baldo Ranieri.  Sa i përket qëndrimit në Kategorinë Superiore, ai u shpreh: – “Për momentin jemi të qetë, por para kemi disa ndeshje të vështira. Do luajmë me Laçin, Skënderbeun, Kukësin, dhe gjithçka mund të ndodhë, nuk e dimë atë, më mirë t’ia lëmë kohës”- tha  trajneri i Vllaznisë.  Bomberi Vioresin Sinani është gati të marrë drejtimin e Vllaznisë, ndoshta nga kjo javë pas rezultateve të fundit.

Kategoria Superiore        

Java e 24-ët – Sot

Apolonia-Kukësi               2-2

Teuta-Skënderbeu            0-1

Vlalznia-Elbasani              1-1

Flamurtari – Laçi         (shtyhet) 

Tirana-Partizani (12 mars)

 

Klasifikimi

Kukësi                 49

Skënderbeu         48

Tirana                 47

Partizani              44

Laçi                    38

Flamurtari            34

Vllaznia               27

Teuta                  19

Elbasani              13

Apolonia              10

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?