Shtyhet një tjetër ndeshje e Premier League për shkak të Koronavirusit

Shtyhet një tjetër ndeshje e Premier League. Aston Villa-Burnley ishte e vetmja sfidë e mbetur për t’u zhvilluar sot në orën 16:00, megjithatë vendasit raportuan një shtim të numrit të të prekurve nga koronavirusi dhe u vendos anulimi i saj.

Lajmi është publikuar pas mesditës nga Premier League, që njofton se numri i ndeshjeve të anuluara këtë fundjavë ka shkuar në 6 nga 10 gjithsej, çka konfirmon për situatën mjaft të vështirë që po kalojnë klubet me koronavirusin.

Pikërisht për shkak të situatës së krijuar, drejtuesit e klubeve të Premier League kanë vendosur të organizojnë një mbledhje ditën e hënë, ku nuk përjashtohet edhe vendimi i ndërprerjes për një periudhë 10-ditore të kampionatit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?