Shtyhet vizitat mjekësore të Manajt me Barcelonën për një problem të rrallë

Rey Manaj shumë shpejt do të transferohet te skuadra e Barcelonës, për këtë mungon vetëm njoftimi zyrtar, pasi marrëveshja është arritur prej ditësh. Sipas gazetës “Mundo Deportivo”, sulmuesi po kalon ditët e fundit te Albacete gjatë këtij sezoni. Blaugranët kërkojnë ta kenë në dispozicion për pjesën e dytë të sezonit, ndërkohë që ai pritet të bashkohet me skuadrën e dytë.

Manaj nuk ka udhëtuar ende në Barcelonë për të kryer vizitat mjekësore për shkak të një problemi në vesh. Kjo gjë e ka penguar që të marrë pjesë edhe në stërvitjet e fundit. Transferimi mund të mbyllet edhe me huazim me të drejtë blerje, por me shumë mundësi do të blihet kartoni i tij i plotë që shkon në shifrën e 3 milionë eurove.

Nënshkrimi zyrtar do të bëhet në orët e ardhshme, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që me një performancë të mirë të marrë ftesë edhe nga ekipi i parë për ndeshje të caktuara duke parë dëmtimin e gjatë të Suarez. Deri më tani, sulmuesi i kombëtares sonë ka luajtur 11 ndeshje me Albacete duke gjetur 3 herë rrugën e rrjetës. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP