Shtyrja e Lojërave Olimpike, reagon Luiza Gega: Çfarë kuptimi do të kishin në këtë periudhë?

Pas vendimit të marrë nga CIO për shtyrjen e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, ka reaguar edhe kampionia e atletikës shqiptare, Luiza Gega. Ajo e konsideron si zgjedhjen e duhur këtë vendim dhe premton se do të punojë edhe më fort, për të qenë akoma më në formë vitin tjetër.

“Personalisht mendoj që është një vendim i drejtë, pasi fokusi kryesor në këto momente është shëndeti i njerëzve në botë. Çfarë kuptimi do të kishin Lojërat Olimpike në këtë periudhë, kur i gjithë njerëzimi po lufton për shëndetin e tij?

Gjithashtu sportistët në mbarë botën nuk kanë mundësi të stërviten, pasi duhet të qëndrojnë në shtëpi për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të njerëzve që i rrethojnë. Sigurisht që asgjë nuk e ndryshon qëllimin tim, madje do ta shfrytëzoj si një vit për tu bërë akoma më e fortë dhe më e shpejtë.luiza-gega-840×440

Uroj që kjo situatë të normalizohet sa më shpejt dhe që të gjithë t’i kthehemi jetës normale, që na mungon kaq shumë”, shkruan Gega, e cila së bashku me peshëngritësin Briken Calja, janë të vetmit sportistë shqiptarë që janë kualifikuar për në olimpiadë.

 

View this post on Instagram

 

Tani eshte zyrtare qe lojrat Olimpike Tokyo 2020 do te shtyhen ne vitin 2021. Personalisht mendoj qe eshte nje vendim i drejte pasi fokusi kryesore ne keto momente eshte shendeti i njerezve ne bote. Cfare kuptimi do te kishin lojrat Olimpike kete periudhe kur i gjithe njerzimi po lufton per shendetin e tij. Gjithashtu sportistet kudo ne bote nuk po mund te kryejn stervitjen sepse duhet te qendrojne ne shtepi per te ruajtur shendetin e tyre dhe shendetin e te tjereve. Sigurisht qe asgje nuk e ndryshon QELLIMIN TIM ,madje do ta shfrytezoj si nje vit per tu bere akoma me forte, me shpejte ??. Uroj shume qe kjo situate te normalizohet sa me shpejt dhe qe te gjithe ti rikthehemi jetes normale qe na mungon kaq shume ??. roadtotokyo?? #besafe

A post shared by ????? ???? (@luizagega) on

SHKARKO APP