Shuhet “ëndrra” e Sadikut, nuk grumbullohet për ndeshjen me Realin
Armando Sadiku është zyrtarizuar në ditën e fundit të merkato te skuadra e Levantes, por nga Spanja nuk ka aspak lajme të mira. Sulmuesi i Kombëtares sonë nuk është grumbulluar për ndeshjen e sotme të ekipit të tij ndaj Realit.
Lajmi është konfirmuar pak minuta më parë nga skuadra e Levantes, teksa bie në sy fakti se është grumbulluar Pacini, i cili u zyrtarizuar vetëm në momentet e fundit të merkato.
Në këtë mënyrë Sadiku duhet të shtyjë debutimin për javën e ardhshme. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

