Shuhet ish-arbitri i njohur Mentor Sopjani, presidenti Duka: Humbje për komunitetin e futbollit

Mentor Sopjani, ish-gjyqtari dhe vëzhguesi i FSHF-së u nda nga jeta. Lajmi i trishtë është njoftuar se ka humbur jetën pas një gjendje kritike shëndetësore. Presidenti i FSHF-së, Armando Duka ka shprehur ngushëllimet dhe e ka konsideruar një humbje për komunitetin e futbollit.
”Një lajm i trishtë ai i ndarjes nga jeta të Mentor Sopjanit, ish-arbitrit që dha një kontribut të vyer me vite me radhë në fushën e futbollit dhe më pas edhe jashtë saj, si vëzhgues.
Në emrin tim dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë komunitetit të arbitrave që humbën një mik, një koleg, një njeri të dashur. Prehu në paqe, Mentor”,-shkruan Duka.