Shuhet legjenda e portës bardheblu
Bujar Tafaj, ish-portieri i Tiranës dhe një nga emrat më të respektuar të viteve ’60–’70, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.
Tafaj ka qenë pjesë e një brezi të artë të bardhebluve, me të cilët ka fituar tri herë titullin kampion të Shqipërisë.
Me paraqitjet e tij të sigurta dhe vendimtare, ai ka kontribuar në mënyrë të pazëvendësueshme në sukseset e klubit të kryeqytetit, duke fituar respektin e bashkëlojtarëve dhe tifozëve.
Bujar Tafaj ka mbrojtur edhe portën e Pogradecit, duke lënë gjurmë edhe jashtë Tiranës dhe dëshmuar cilësitë e tij në nivele të ndryshme të futbollit shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

