Shumë forca në mbrojtje dhe shpejtësi në sulm, ja si pritet të luajë Reja ndaj Spanjës

Shqipëria sfidon mbrëmjen e sotme Spanjën në “RCDE Stadium”, teksa edhe pse bëhet fjalë për një takim testues, sërish do të kërkojnë të bëjnë një figurë të mirë pse jo për të kërkuar edhe rezultatin.

Tekniku italian me përjashtim të ndonjë të papriture në çastet e fundit, duket e se ka ndarë mendjen rreth 11-shes titullare, teksa 76-vjeçari nuk ka hequr dorë nga skema e preferuar 3-5-2.

Në portë është përzgjedhur Thomas Strakosha në vend të Berishës, ndërsa në mbrojtje aktivizohet treshja që luan në Serie A, Kumbulla, Gjimshti dhe Ismajli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesfushë, nuk ka një fanellë titullari për Kristjan Asllani, i cili pritet të marrë minuta gjatë lojës, ndërkohë që në këtë repart do të aktivizohen Bare, Laçi dhe Gjasula, pa harruar krahët me detyra mbrojtëse ku luajnë Hysaj dhe Ivan Balliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në sulm, Myrto Uzuni dhe Armando Broja kanë përgjegjësinë për të goditur Spanjën nëpërmjet shpejtësisë dhe teknikës që disponojnë.

Shqipëria;(3-5-2): Strakosha; Gjimshiti, Ismajli, Kumbulla, Hysaj, Bare, Gjasula, Laçi, Balliu, Armando Broja dhe Uzuni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?