Si do të ishte renditja me 5 kampionatet kryesore së bashku?

Në këtë periudhë të vështirë të gjitha vendet po mendojnë se si të përballojnë pandeminë Covid-19, shumë pak mund të mendohet për futboll. Shumë tifozë mund të pyesin se si do të ishte renditja nëse 5 kampionatet kryesore në Europë do të ishin së bashku.

Liverpooli është padyshim dominues në krye me 82 pikë, 14 pikë më shumë se PSG-ja. Kjo falë një ecurie rekord këtë sezon të skuadrës së Klopp, që ka pësuar vetëm një humbje 3-0 ndaj Watford. Në vendin e tretë do të renditej Juventus me 63 pikë, ndërkohë që menjëherë pas tyre qëndron Lazio me vetëm një pikë më pak.

Barcelona mbyllë 5-shen më të mirë me 58 pikë, e ndjekur nga Manchester City dhe Real Madrid. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 Nobody in Europe's top five leagues has even come close to matching Liverpool's record this season

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?