Si kanë ndryshuar formacionet e ekipeve të Seria A nga merkato (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme është mbyllur dhe zyrtarisht merkato e transferimeve të kësaj vere në Seria A. Skuadrat e mëdha, Juventus, Inter, Milani apo Roma nuk kanë munguar me lëvizje të rëndësishme.

Juventus ka qenë skuadra që ka bërë më shumë ndryshime. 5 lëvizje të mëdha në formacionin bazë të ekipit torinez. Bremer në mbrojtje, Paredes dhe Pogba në mesfushë, si dhe Di Maria e Kostic në sulm janë transferime që e bëjnë ekipin e Allegrit pretendent për titullin.

Disi më pak aktive Interi, që në formacionin bazë ndryshimin e vetëm kanë afrimin e Lukakut. Milani ka vetëm De Ketelaere, në risit e 11-shes titullare.

Roma është përmirësuar ndjeshëm me afrimin e Matic dhe Dybala-, ndërkohë që ekipet e tjera kanë thuajse formacione të ngjashme, të cilat mund t’i zbuloni më poshtë. /R.Lika-Koha Jonë/

 

 

 

 

SHKARKO APP