Si në basketboll, propozohet ndryshimi i bujshëm në lojën e futbollit

Gjyqtari Daniele Orsato shtoi vetëm tre minuta në periudhën e dytë të kohës shtesë te Real-City, dhe më pas vërshëlleu për fundin e ndeshjes kur kishin mbetur edhe 10 sekonda, pikërisht kur portieri Ederson ishte gati të fuste topin në fushë.

Duke shkruar në Daily Mail, ish-gjyqtari Mark Clattenburg, sugjeroi futbollin që të prezantonte ndeshjet 60-minutëshe me ndalim të kohës kur topi nuk është në lojë, për t’i zhdukur vonesat gjatë ndeshjeve.

Sportet e tjera, si basketbolli dhe futbolli amerikan, përdorin këtë formë dhe është një koncept i drejtpërdrejtë: në thelb, ora ndalet sa herë që topi nuk është në lojë, për incidente, duke përfshirë lëndimet, zëvendësimet dhe gjyqtari që jep paralajmërime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Organi ligjbërës i futbollit, Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit,  ka shqyrtuar më parë mundësinë e futjes së këtij rregulli. Në Premier League e këtij sezoni, koha mesatare e “topit në lojë” është 55 minuta e tre sekonda.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?