Simeone i habit të gjithë: Nuk do ishte e drejtë për Liverpoolin të luhej pa tifozë

PREVIA DE CHAMPIONS EN EL WANDA

Mbrëmjen e së mërkurës, Liverpool do të luajë duelin e kthimit ndaj Atletico Madrid. Skuadra spanjolle triumfoi 1-0 në duelin e parë në “Wanda Metropolitano”, por sfida e kthimit në “Anfield” nuk do të jetë aspak e thjeshtë. Humbja e sezonit të kaluar ndaj Juventusit, duket se nuk e shqetëson shumë Simeonen që ka gati një plan B këtë herë.

“Do të jetë një ndeshje e madhe. Eksperiencat janë të nevojshme për të korrigjuar gabimet dhe për t’i mos i përsëritur. Sigurisht që këtë herë kemi një plan b. Kemi disa vite që jemi në nivele të larta, duhet përqendrim. Nëse do të mundemi, do t’i bëjmë keq rivalëve.

Me dyer të mbyllura? Ta mendosh, nuk do të ishte e drejtë. Preferenca për të luajtur pa tifozë nuk shkon me atë që po ndodh. Ne nuk kemi shumë forcë për të marrë vendime. Të bëhet ajo që është me e mirë për të gjithë.

Me dyer të mbyllura dëgjohen edhe thashethemet. Shpresojmë të luhet me njerëz, pasi nuk do të ishte e drejtë për Liverpoolin”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP